KRYEFAQJA » LAJME » Megaoperacion i policisë dhe prokurorisë

Megaoperacion i policisë dhe prokurorisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, dolën të hënë në një konferencë për të dhënë detaje të një operacioni të përbashkët antidrogë dhe antikorrupsion. Sipas tyre 1500 forca policie dhe forca speciale morën pjesë në këtë megaoperacion dhe u  shkatërruan grupe kriminale.  Operacioni i koduar “Volvo 4” u shtri në 12 qytete dhe  janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.

Fillimisht u vune në pranga 27 persona të cilët kanë qenë pjesë e laboratorit të heroinës të zbuluar në Brenogë të Hasit. Është identifikuar pronari i laboratorit, hetimet janë shtrirë në disa vende dhe të përfshirë rezultojnë shtetas shqiptarë, turq dhe kosovarë.

Në disa qytete, janë vënë në pranga 44 persona dhe janë kontrolluar banesat e 22 të tjerëve. Janë zbuluar 13 episode për trafik droge, ndërsa janë konstatuar edhe raste korrupsioni, ku të përfshrië kanë rezultuar ish deputetët socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka tashmë të ndaluar nga policia. Sipas hetimeve, ka rezultuar se ka korrupsion në bashki, gjykata dhe institucione të tjera, për të cilat hetimet vijojnë dhe priten edhe arrestime të tjera.

Sicred