KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Medvedev: Sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë, luftë tregtare

Medvedev: Sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë, luftë tregtare

Sanksionet e reja të SHBA-ve ndaj Rusisë janë të barazvlefshme me shpalljen e një lufte tregtare. Kështu i ka cilësuar kryeministri rus Dimitri Medvedev sanksionet ekonomike të amerikës ndaj vendit të tij. Në një postim në facebook, Medvedev u shpreh se paketa me sanksione i jep fund shpresave për përmirësimin e marrëdhënieve me administratën amerikane. Sipas tij, masat e nënshkruara nga Presidenti Tramp tregojnë pamundësinë totale të presidentit, për të cilin tha se është poshtëruar nga Kongresi. Ligji synon të ndëshkojë Rusinë për përfshirjen e pretenduar në zgjedhjet amerikane, dhe veprimet e saj në Ukrainë. Tramp e ka nënshkruar ligjin pasi ai kaloi në kongres, por duket se nuk është i kënaqur me të. Legjislacioni gjithashtu kufizon pushtetin e Presidentit Tramp për t’i lehësuar këto sanksione. Megjithëse akuzoi Kongresin se ka shkuar shumë larg me këtë legjislacion, ai e firmosi atë dje, por duke duke i bashkangjitur edhe nje deklaratë që ë cilëson ligjin si me shumë të meta. Legjislacioni kufizon shumën që amerikanët mund të investojnë në projektet ruse të energjisë dhe i bën shumë të vështira marrëdheniet e biznesit mes kompanive amerikane dhe Rusisë. Ai gjithashtu vendos sanksione ndaj Iranit dhe Koresë së Veriut. Irani është shprehur se sanksionet e reja dhunojnë marrëveshjen nukleare, prandaj do t’i japë edhe përgjigjen e duhur këtyre masave. Ndërsa Korea e veriut nuk ka bërë akoma ndonjë koment publik mbi lëvizjen e SHBA-ve.

Sicred