KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Medvedev për sanksionet në SHBA
Medvedev për sanksionet në SHBA

Medvedev për sanksionet në SHBA

Kryeministri rus Dimitry Medvedev ka mbështetur idenë e kthimit në vepër penale zbatimin e sanksioneve amerikane nga bizneset ruse. Më 6 prill Uashingtoni vendosi sanksione të reja ndaj disa prej kompanive dhe biznesmenëve më të fuqishëm të Rusisë, aleatë të presidentit Putin, për ndërhyrjen e dyshuar të Moskës në zgjedhjet presidenciale. I pyetur në një intervistë televizive nëse mbështet nismën në fjalë, për të cilën është dërguar një draft në Parlament, Medvedev është përgjigjur pozitivisht. “Sanksionet synojnë të shkatërrojnë sistemin social-politik rus dhe të dëmtojnë ekonominë e individë të caktuar. Në këto kushte, implementimi i tyre nga qytetarë të vendit tonë do të jetë një krim”, ka thënë Medvedev. Kreu i qeverisë ruse, pas presidentit Putin, ka shtuar se askush nuk ka të drejtë të implementojë masat e Shteteve të Bashkuara, nga frika se mos ndëshkohet nga administrata amerikane. Ish-shefi i Kremlinit ka shtuar se qeveria do të mbështesë kompanitë ruse të goditura nga sanksionet për t’u siguruar që të mos ketë shkurtim të vendeve të punës.

Sicred