KRYEFAQJA » LAJME » Mediu: E djathta do të rivendosi taksën e sheshtë 9 përqind!

Mediu: E djathta do të rivendosi taksën e sheshtë 9 përqind!

Kreu republikan Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me zgjedhësit në Kamëz ku ka këmbëngulur se e djathta është alternativa e duhur për Shqipërinë pasi sipas tij ajo është me afër qytetarëve. Zoti Mediu tha se në rast fitoreje e djathta do të respektojë detyrimet kushtetuese, do të garantojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve, ndërsa do të përmirësojë jetën e tyre përmes zhvillimit ekonomik të vendit. “Zoti na ka dhënë të drejta të patjetërsueshme jetën, lirinë dhe ndërtimin e lumturisë. Prandaj ndërtojmë qeverinë që të qeverisi bashkë me ne për të mbrojtur dhe realizuar të drejtat tona. Qeveria do të respektojë vetëm të drejtat kushtetuese dhe të marri aq para nga taksat sa i nevojitet për të kryer shërbimet e veta, asnjë qindarkë më tepër” tha zoti Mediu. “Ka dhe një shtet si ky i yni i cili sillet si bandë, që fut dorën në xhepin tonë sa herë që i teket dhe merr qindarkën e fundit” tha kreu republikan.
Për zotin Mediu përkundrejt modelit të së djathtës, ku projekti i republikës së re ka në bazë interesat e qytetarëve, qëndron modeli i kryeministrit, që synon pasurimin e tij dhe të klientëve të tij. Kreu republikan Mediu tha se ky model i së majtës në 4 vite, që u bazua në korrupsion dhe rritje taksash u provua tek qytetarët, të cilët sot janë më të varfër se 4 vite më parë. “Taksat janë paratë tuaja! Sa më shumë taksa të larta, sa më shumë taksa të merren, sa më shumë dhunë të ketë, aq më e lehtë është për të kontrolluar” tha ai. Sipas zoti Mediu kryeministri Rama ka rritur taksat me 30-40 përqind, taksa të pafundme që shtohen dhe shtohen, prandaj ne kemi thënë vetëm një taksë, taksa e sheshtë 9 përqind që gjithësecili të ketë mundësi të paguajë sa më pak. “Prandaj ju ftoj që të votoni PS, numrin 6” bëri thirrje zoti Mediu.

Sicred