KRYEFAQJA » LAJME » Mediat: Pritet ndryshimi i Lu dhe Vllahutin
Mediat: Pritet ndryshimi i Lu dhe Vllahutin

Mediat: Pritet ndryshimi i Lu dhe Vllahutin

Në Tiranë mediat njoftojnë për ndryshimin e dy prej diplomatëve më të rëndësishëm të trupit diplomatik. Eshtë fjala për ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE Romana Vllahutin.
Sipas mediave, që i referohen burimeve nga Shtepia e Bardhë zoti Lu pritet të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgistanit. Ndërkohë nuk bëhet e ditur se cili mund të jetë zëvendësuesi i tij në Tiranë.
Ndërkaq lidhur me të ardhmen e zonjës Vllahutin, mediat nuk japin hollësi, Ato kanë mësuar se Luigi Soreca, zyrtari i lartë i Brukselit, do të jetë zëvendësuesi i saj.
Ambasadori i SHBA Donald Lu dhe ajo e BE Romana Vllahutin, vlerësohen si dy prej diplomatëve më të rëndësishëm në Tiranë vitet e fundit. Atyre u atribuohet merita për ideimin dhe kryerjen e Reformës në Drejtësi. Marrëdhëniet e tyre me politikën shqiptare kanë qene parimore, duke shkaktuar shpesh edhe tensione. Veçanërisht ato janë parë në lidhje me opozitën aktuale, e cila shpesh i ka etiketuar negativisht dy diplomatët më të rëndësishëm vitet e fundit në Shqipëri.

Sicred