KRYEFAQJA » LAJME » Më 9 shtator mblidhet parlamenti i ri
Më 9 shtator mblidhet parlamenti i ri

Më 9 shtator mblidhet parlamenti i ri

Parlamenti shqiptar do të mblidhet në seancën e parë të legjislaturës së IX ditën e shtunë, më 9 shtator 2017, në orën 10.00. Presidenti Ilir Meta ka firmosur sot dekretin përkatës. Në këtë seancë pritet të nisi konstituimi i paralamentit duke filluar me verifikimin e mandateve të deputetëve, zgjedhjen e organeve drejtuese e më tej me ngritjen e qeverisë. Sipas ligjit shqiptar parlamenti hapet dhe drejtohet deri në ngritjen e organeve drejtuese nga deputeti më i vjetër. Edhe këtë vit ashtu si 4 vjet më parë kjo e drejtë i takon zotit Sali Berisha. Por në vitin 2013 zoti Berisha nuk pranoi, çka bëri që seancën ta drejtonte socialisti Namik Dokle, si deputeti i dytë më i vjetër i parlamentit të asaj kohe. Nga zhvillimet e deritanishme kreu i ri i parlamentit shqiptar do të jetë sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi, ndërsa kryeministri Edi Rama  do të drejtojë qeverinë të cilën tashmë e ka prezantuar. Jeta parlamentare në Shqipëri ndiqet me mjaftë vemendje. Kryeministri Rama me rastin e përzgjedhjes së zoti Ruçi në krye të legjislativit ka premtuar një ndryshim të drejtimit të parlamentit pas u shpreh i pakënaqur me mënyrën se si është drejtuar ai.

Sicred