KRYEFAQJA » LAJME » Më 2020 Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Më 2020 Shqipëria merr presidencën e OSBE-së

Burimet e përfaqësive të kancelarive të OSBE-së kanë bërë të ditur së Shqipëria do të marri presidencën e OSBE-së në vitin 2020. Lobimi i deklaruar nga diplomacia shqiptare dhe përkrahur nga aktorë të rëndësishëm europiane e ndërkombëtare u arrit të mërkurën gjatë Këshillit të ministrave të Organizatës dhe u deklarua nga Presidenca italiane e kësaj organizate. Shqipëria do të marrë kryesimin në vitin 2020, por angazhimi do të fillojë që gjatë vitit të ardhshëm si pjesë e Trojkës së OSBE-së. Struktura përbëhet nga vendi që e lë presidencën, aktualisht Italia, kryesuesi i vitit të ardhshëm që është Sllovakia dhe vendi pasues, Shqipëria. Kryesia italiane ka kujtuatuar pikërisht këtë në urimin e saj, ndërkohë që shtrirja e rolit si Trojkë zgjat për tre vjet. Arritja e një roli të tillë vjen në kontekstin e rritjes së sigurisë e stabilitetit nga Shqipëria, që ashtu si në rastin e Natos konsiderohet si eksportuese dhe jo më përfituese. Ambasadori i BE-së, Ambasadori i Suedisë dhe Britanisë së Bashkuar në Tiranë kane uruar duke kujtuar mbështetjen e vendit të tyre edhe për këtë angazhim të Shqipërisë. Urimet kanë ardhur edhe nga përfaqësi të vendeve të ndryshme ne OSBE.

Sicred