KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Më 1 shkurt nis Reforma e Ujit

Më 1 shkurt nis Reforma e Ujit

Qeveria Rama duket se është e vendosur ti shkojë deri në fund aksionit të paralajmëruar për ujin e pijshëm. Nga 1 Shkurti grupet e kontrollit do të zbresin në terren për t’i ndërprerë furnizimin me ujë të gjithë qytetarëve apo bizneseve që nuk kanë kontrata me ujesjellësin. Qytetarët kanë edhe 20 ditë kohë për t’iu rikthyer ligjshmërisë në sektorin e ujit. Pas datës 1 shkurt, familjeve dhe bizneseve që nuk kanë një kontratë me ujësjellësin do t’ju ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.
Ligji parashikon burg për të gjithë ata qytetarë që ndërhyjnë në rrjetin e shpërndajes së ujit, pasi grupet e kontrollit ju kanë ndërprerë lidhjen.
Por në fokus të aksionit të paralajmeruar rreth tre muaj më parë janë edhe institucionet publike si dhe nëpunësit e administratës.
Nëntorin e shkuar qeveria lajmëroi aksionin rrenjësor kundër informalitetit në sektorin e ujit, i cili synon që brenda këtij viti të gjithë konsumatorët të jenë të pajisur me kontrata të rregullta të furnizimit me uje.
Kjo nuk është hera e parë që lajmërohet një aksion në këtë sektor, por ndryshe nga mandati i shkuar, këtë radhë qeveria duket e vendosur ti shkojë deri në fund.
Shqipëria konsiderohet si një vend i bekuar sa u takon rezervave ujore. Pas Norvegjisë ajo ze vendin e dytë në Europë, sipas rezervave për frymë. Në Shqipëri rrjedhin rreth 1300 metër kub ujë në sekondë, por për të përmbushur në mënyrë optimale nevojat e shqiptarëve mjafton vetëm 1 përqind e kësaj rezerve. Nga niveli i prodhimit të ujit të pijshëm vendi ka një standard, që është 4 herë më i lartë se ai europian.
Ndër vite në të gjithë territorin e vendit janë ndërtuar rreth 600 sisteme të furnizimit me ujë të pijshëm. Situata kthehet në paradoks kur mëson se rreth 2/3 e sasisë së prodhuar shkon dëm, humbet, pasi shumica e rrjeteve janë amortizuar. Mesatarisht shqiptarët furnizohen me ujë 11 deri 12 orë në ditë.
Disa qytete si Korça, Pogradeci, Librazhdi, Gramshi e Berati, furnizohen me ujë 24 orë, por disa të tjerë vetëm 4 – 6 orë në ditë.
Kohë më parë kryeministri Edi Rama e konsideroi situatën në Ndërmarrjen e UK si më të rëndë se sa në KESH. Ai bëri të ditur se borxhet e pupullatës, por edhe institucioneve ndaj UK janë të mëdha. Zoti Rama tha se Reforma e Ujti do të synojë shmangjen e abuzimeve, lidhjet e paligjshme, si dhe garantimit të furnizimit me ujë të pijshëm, kundrejet pagimit të detyrimeve nga ana e konsumatorëve.

(Visited 52 times, 52 visits today)
Sicred