KRYEFAQJA » LAJME » Bota » McGregor fiton pafajsinë
McGregor fiton pafajsinë

McGregor fiton pafajsinë

Superstari i arteve marciale, Conor McGregor, arrin të fitojë pafajësinë nga gjykata e Nju Jorkut. Ai akuzohej për faje të shumta, pasi kishte sulmuar një autobus të mbushur me luftëtarë të UFC në Qendrën Barclays në prill. 30-vjeçari, i cili quhet “The Notorious”, edhe pse është çliruar nga akuzat, gjatë sulmit që kreu ndaj autobuzit, dëmtoi dy sportistë, ndërsa hodhi edhe një karrike në drejtmit të mjetit duke e dëmtuar edhe të. Nga sulmi i tërbuar u dëmtuan dy sportistë. McGregor u deklarua fajtor vetëm për një akuzë më të vogël për sjellje të çrregullt në një kohë të shkurtër, dhe iu dha një dënim pesëditor për dëmtim të mjeteve të shërbimit të komunitetit. Të gjitha akuzat e tjera u hodhën poshtë edhe me arsyen se sportisti ka ndeshje të rëndësishme për të zhvilluar ndaj duhet të stërvitet. “Unë dua të them se i jam mirënjohës avokatit dhe gjyqtarit që më lejuan të vazhdoj të stërvitem”, – u tha ai gazetarëve jashtë gjykatës. “Unë dua t’u them miqve të mi, familjes sime, tifozëve të mi, se i falenderoj për mbështetjen.” Muajin e kaluar, McGregor shprehu “keqardhje” për sulmin në një autobus që përmbante luftëtarë rivalë. Ai do të duhej të bënte shtatë vite burg nëse dënohej për të gjitha akuzat dhe u lirua në prill të vitit të kaluar pasi pagoi një shumë prej 50,000 dollarësh pas arrestimit të tij.

Sicred