KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbyllja e qeverisë amerikane shënon rekord historik

Mbyllja e qeverisë amerikane shënon rekord historik

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e saj të 22-të këtë të shtunë, duke shënuar kështu një rekord në histori dhe duke lënë pas për nga zgjatja kohore, rekordin e shënuar në vitet 1995-1996, kur qeveria u mbyll për 21 ditë gjatë kohës së presidencës së Bill Klinton. Presidenti Donald Trump po refuzon të miratojë buxhetin, duke këmbëngulur që në të të përfshihen fondet prej 5.7 miliardë dollarësh që nevojiten për të ndërtuar murin me meksikën, një kërkesë kjo që refuzohet nga demokratët. Rreth 800 mijë punonjës të departamenteve të mbylluara vijojnë të jenë të papaguar. Të premten, këta punonjës, përfshi edhe rojet e burgjeve, stafin e aeroporteve deh agjentët e FBI-së, nuk morën rrogat e tyre të para të këtij viti. Ndërkohë presidenti Trump ka ulur tensionet e ngritura nga spekullimet se do të deklaronte gjendjen e Emergjencës Kombëtare me qëllim që të anashkalonte Kongresin dhe të arrinte të merrte fondet për murin. Ai e përshkroi shpalljen e kësaj emergjence si rrugën me të lehtë, dhe tha se preferonte që të ishte Kongresi ai që ta zgjidhte problemin. Megjithatë, tha ai, nëse ata nuk ia dalin ta zgjidhin problemin, do të shpall emergjencën kombëtare. Kam të drejtën absolute për ta bërë këtë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com