KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllja e dyerve të auditorëve, Rama e studentët replikojnë në distancë
Mbyllja e dyerve të auditorëve, Rama e studentët replikojnë në distancë

Mbyllja e dyerve të auditorëve, Rama e studentët replikojnë në distancë

Kryeministri Edi Rama dhe studentët protestues kanë debatuar sot distancë, pasi auditorët e disa fakulteteve u mbyllën sot me zinxhirë dhe u gozhduan nga studentët protestues. Shkak i debatit u bë pasi zoti Rama publikoi në rrjete sociale një reagim. “Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët” shkruajti shefi i qeverisë.
Por reagimi i studentëve erdhi nga protesta para kryeministrisë. “Ti thua se mbyllja e atyre dyerve të Fakulteteve na qenka një veprim kriminal! Po ai veprim që bëni ju me studentët nuk është kriminal? Po ato auditore akull të ftohta nuk janë kriminale? Po ato leksione të marra shtesë nuk janë kriminale? Po ato libra që bëjnë më shumë se pagat e prindërve tanë nuk janë kriminale? Kush është krimineli këtu?” pyeti një studente protestuese. “Ju çuat policinë tek Fakulteti i Ekonomikut për të ndaluar studentët të futen në auditore! Fakulteti është i studentëve dhe janë studentët ata që vendosin nëse do të kthehen në auditore apo jo! Ne kemi vendosur të kthehemi në ato auditore kur ato auditore të na meritojnë” tha studentja protestuese.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com