KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbyllet pista e garave me qen në Makau
Mbyllet pista e garave me qen në Makau

Mbyllet pista e garave me qen në Makau

Në një pasdite të zhurmshme në Makau, qindra qen, qëndrojnë në kafazet e tyre për të mësuar fatin e tyre, pas mbylljes së pistave të garave. Janë dhjetëra vullnetarë të përkushtuar nga e gjithë Makau, të cilët po ndihmojnë qentë e braktisur të klubit të Canidromit, që kur u mbyll më 21 korrik. Rreth 533 qen ende jetojnë në vendin e lënë pas dore, i cili ishte rruga e vetme ligjore për garat me qen në Azi. Shumë prej atyre iu ka rënë lëkura vende vende, si rezultat i gjumit në vende të lagura, siç thonë vullnetarët. Ata shprehen se qentë u dëmtuan pasi nuk u trajtuan dhe nuk u vaksinuan që kur Canidrome vazhdonte të funksiononte. Ata besojnë se deri në 300 qen vriten çdo vit pasi lenë trashëgimtarë të rracës së tyre. E hapur për herë të parë në vitin 1931, mbyllja e pistave ishte një fitore për ata që kishin vite që kritikonin trajtimin që iu bëhej atyre kafshëve. Firma që duhej të merrej me mirëmbajtjen e qenve, Yat Yuen, nuk arriti ta bënte këtë para mbylljes së pistës, pavarësisht se iu ishte dhënë njoftim para dy vitesh nga autoritetet. Qeveria e Makaut u zemërua për këtë dhe arriti ta garantojë vetë sigurinë e qenve. Tashmë duhet rreth një vit që qenve të braktisur t’u gjehen shtëpi të reja.

Sicred