KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllet java Olimpike në Durrës

Mbyllet java Olimpike në Durrës

Java olimpike është mbyllur të premten me garat e atletikës. Në të gjitha disiplinat e mbretëreshës së sporteve nxënësit e shkollës së mesme të orientuar sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës kanë nxjerrë fituesit. Në 100 m për femra megi buci e mario Rusi për djem, në 1500 m, për djem Artur Tafaj e për vajza Elsuida Liça, në shtizë dhe gjyle Ingri nelaj, në kërcim 3-hapsh, Naze Thomaj dhe Eveluno Toçi, në kërcim së gjati Petrite Meçanaj dhe Syrgen Shala. Jo më kot ishte zgjedhur atletika për mbylljen e këtij aktiviteti për vetë larminë e garave që mbart. Vetë nxënësit protagonistët theksojnë se java olimpike është një aktivitet i bukur që i nxit ata të luajnë sa më shumë në hapësirat kohore që iu krijohen. Garat e atletikës i ka ndjekur edhe deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, një figurë e njohur e sportit shqiptar. Në tri ditët e para të aktivitetit janë shpallur klasat fituese në volejboll e 13D, në futboll e 11B dhe në basketboll Red tim.

Sicred