KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbyllet Grupi H, Kolumbia kualifikohet me pikë, Japonia me “fair play”
Mbyllet Grupi H; Kolumbia kualifikohet me pikë, Japonia me "fair play"

Mbyllet Grupi H, Kolumbia kualifikohet me pikë, Japonia me “fair play”

Kampionati i 21-të Botëror i Futbollit ka luajtur të enjten pasdite ndeshjet e fundit në grupin H dhe Kolumbia ka kapërcyer atë nisje të dobët, ku e humbi ndeshjen e parë me Japoninën, dhe, pasi mundi në ndeshjen e dytë Poloninë, ka vijuar të triumfojë me një gol të vetëm ndaj Senegalit.

Në fakt, pasi pjesa e parë ishte mbyllur me rrjeta të paprekura, amerikanolatinët do ta gjejnë golin në pjesën e dytë, me autor Jerri Minan, i cili shënon pas një goditjeje me kokë në minutën e 74-t. Çerekora e mbetur e ndeshjes nuk do të sjellë gola të tjerë dhe Kolumbia do të marrë 3 pikët që kualifikohet për më tej, ndërsa Senegali do të eliminohet.

Eliminimi i afrikanëve dhe kualifikimi i Japonisë është vendosur vetëm në barazë të rregullores së “Fair Play-it apo thënë shqip “Lojës së Ndershme”. Japonezët nuk kanë arritur të fitojnë ndaj Polonisë, ndërkohë që edhe barazimi do t’i kualifikonte në kuotën e 5 pikëve. Madje ata kanë vijuar të munden përballë një Polonie, që është kujtuar shumë vonë të luajë dhe të fitojë.

Edhe në sfidën e luajtur në Vollgograd pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa polakët do ta gjejnë golin e fitores pas një ore lojë, me autor Bednarekun. Mbyllet kështu me fitoren e evropianëve kjo sfidë, por dy kartona të verdhë më pak të marra nga Japonia kundrejt Senegalit, ka bërë që skuadra aziatike të vijojë për më tej, në barazë të kriterit të 7-të të rregullores së këtij Botërori, pasi në 6 kriteret e tjerë aziatikët dhe afrikanët ishin të barabartë.

Sicred