KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Mbyllet edicioni i tetë i Festivalit Ballkanik të Filmit

Mbyllet edicioni i tetë i Festivalit Ballkanik të Filmit

Ka ulur siparin edicioni i 8-të i Festvalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë, në Pogradec. Një festival i cili zgjati plot 7 ditë me rradhë ku u shfaqen mbi 70 filma të ndyshëm artistikë, dokumetarë dhe me metrazh të shkurtër. Me çmim të parë u nderua filmi “Dita zë fill” i Gent Goçit , ndërsa çmimet e tjera shkuan për Bullgarinë, Slloveninë, Maqedoninë, Greqinë etj. Për organizatorin e këtij festivali Eno Milkani edhe ky vit ishte një sukses, ndërsa ka ende disa sfida për tu përmirësuar në festivalin e ardhshëm:
Ndërsa për Presidentin e Nderit të këtij festivali Viktor Zhusti ky edicion ka qënë një sukses i vërtetë, kombinimi e krijimtarisë me natyrën dhe turizmin kanë krijuar një atmosferë mjaft interesante dhe frymëzuese në Pogradec për këta krijues.
Pjesë e festivalit edhe këtë vit ishte Mish –Mash Production ku të rinj nga gjithë Ballkani prodhuan mini reportazhe për çështje të ndryshme sociale si dhuna ndaj fëmijëve apo edhe paqja .Çmimi i parë ka shkuar për “Let me Hug You” ,një mini reportazh i krijuar nga fëmijë nga Kosova e Serbia të cilët përcollen kështu mesazhin e paqes dhe dashurisë.

Sicred