KRYEFAQJA » LAJME » MBYLLET 1-1, DINAMO DHE ELBASANI NDAJNË PIKËT

MBYLLET 1-1, DINAMO DHE ELBASANI NDAJNË PIKËT

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur sot ndeshjen e radhës në grupin B, apo grupin e Jugut dhe Dinamo është mundur minimalisht në kryeqytet përballë Elbasanit. Kjo sfidë, që u soll pasdreke për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është mbyllur në barazim 1-1. Siç dihet, në bazë të formulës së këtij sezoni, në këtë fazë të 3-të, të dy grupet e Kategorisë së Parë, janë ndarë në dy nëngrupe të tjera secili. 5 skuadrat e gjysmës së sipërme të rendites në përfundim të dy fazave të para vijojnë betejën midis tyre për ngjitjen në Kategorinë Superiore, kurse 5 të tjerat për të shmangur rënien në Kategorinë e Parë. Përballja midis Dinamo dhe Elbasanit ishte e vlefshme për luftën për mbijetesë në grupin B, ku vendasit mbeten në vendin e 3-të, me 14 pikë, ashtu sikundër miqtë mbeten në vendin e 4-t dhe të parafundit të renditjes, me 12 pikë. Elbasani, që e ka luajtur shumicën e ndeshjes me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të një lojtari brenda çerekorës së parë të lojës, ka kaluar i pari në epërsi në minutën e 73-të, me anë të Jurgen Peqinit. Por, atëherë kur mendohej se miqtë po largoheshin me një fitore, Dinamo ka barazuar shifrat në minutën e 4-t shtesë, me anë të Ejosë, duke marrë një pikë të çmuar.

Sicred