KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllen furrat e gëlqeres në Fushë-Krujë

Mbyllen furrat e gëlqeres në Fushë-Krujë

21 furra gëlqeresh u mbyllën në zonën e Fushë-Krujës pas një operacioni të befasishëm të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Operacioni i mbështetur nga IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojë për disa ditë deri në mbylljen e plotë të të gjitha furrave në këtë zonë. Kryeinspektori i Mjedisit Ergys Agasi paralajmëron dhe garanton qytetarët se çdo tentativë e rihapjes së këtyre aktiviteteve të paligjshme do të ndëshkohet maksimalisht. Për herë të parë mbyllja e furrave të gëlqeres nga ISHMP u realizua në vitin 2013 kur u identifikuan 220 furra gëlqere funksionale në këtë zonë. Prej aksioneve të vazhdueshme, në vitin 2015 numri i tyre u ul në 110 furra gëlqere, ndërsa sot falë punës së inspektorëve të mjedisit janë aktive vetëm 21 furra gëlqere, të cilat do të mbyllen deri në përfundim të këtij aksioni.

Sicred