KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllën 12 pika eksporti në Lushnje

Mbyllën 12 pika eksporti në Lushnje

Për eksportuesit e perimeve kjo periudhë po rezulton e vështirë. Prodhuesit nuk po u përgjigjen dot kërkesave për produkte bujqësore. Nuk ka sasi por edhe cilësi. Gjithçka ka të bëje me kushtet klimaterike të vendit tonë. Për shkak të shirave të zgjatur në kohë dhe rritjes së papritur të temperaturave në fund të muajit prill, prodhimet e serave janë prekur nga sëmundje të shumta: “Ka rënë kalbëzimi i kokrrës së domates. Ne i kërkojmë të gjitha po kto nuk realizohen sepse edhe malli është i dobët për arsye të kushteve atmosferike”. Në këto kushte proçesi i përzgjedhjes së produkteve cilësore merr edhe më shumë rëndësi. Për eksport kërkohen të gjitha llojet e frutave dhe perimeve që prodhon toka e Myzeqesë. Vendet e Ballkanit kanë kërkesat më të mëdha, por edhe Suedia dhe Çekia këtë vit kërkojnë qershinë dhe luleshtrydhen shqiptare: “Nuk ka akoma sasira që ti përgjigjen eksportit që kërkojmë ne. Duam më shumë sasi dhe më shumë cilësi që ktu nuk po arrijmë dot nga fermerët tanë. Kushtet klimaterike kanë qënë të dobëta dhe për ktë shkak domatja ka dalë jo aty ku duhet, sasia jo aty ku duhet dhe kështu fermerët nuk plotësohen me atë ku duan dhe detyrisht ne kemi mungesa”. Dalja me vonesë e perimeve për treg ka sjellë mbylljen e disa pikave për eksport. Nga 16 të tilla që ka në Lushnje, katër prej tyre kanë arritur të qëndrojnë hapur, duke grumbulluar sasinë më të pakët në pesë vitet e fundit për domaten, trangullin dhe specin.

Sicred