KRYEFAQJA » LAJME » “Mbretëresha Geraldinë” hap dyert për gratë pjesë e grupeve vulnerabël

“Mbretëresha Geraldinë” hap dyert për gratë pjesë e grupeve vulnerabël

Të gjitha gratë dhe vajzat që ju përkasin komuniteteve rom dhe egjiptian, por edhe ato të familjeve në nevojë, prej ditës së sotme e në vazhdim do të kenë shërbim të dedikuar gjinekologjik në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Lajmi është bërë i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në prag të 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të grave. Zonja Manastrirliu kujtoi se egzaminimet janë falas. Sipas saj kjo në “….kuadrin e përgjegjësisë sociale për të parandaluar dhe diagnostikuar sëmbundje të ndryshme, por edhe mirërritjen e fëmijëve”.
Inisiativa ka marrë mbështetjen në të gjitha dimensionet nga drejtoresha e “Mbretëresha Geraldinë” Eljona Demaliaj e cila ka garantuar shërbimet për gratë pjesë e grupeve vulnerabël.
Kujdesi ndaj grave dhe fëmijëve në këto grupe ka dy muaj që ka nisur edhe me depistimet në komunitetet ku deri më tani janë kryer mbi 800 mamografi dhe rreth 1043 fëmijë janë vaksinuar.

Sicred