KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbretëresha Elizabeta II: Qeveria duhet të siguroje marrëveshjen më të mirë për vendin

Mbretëresha Elizabeta II: Qeveria duhet të siguroje marrëveshjen më të mirë për vendin

Mbreterëesha Elizabeta e dytë mori sot pjesë në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, kushtuar daljes së britanisë nga bashkimi evropian, ku u paraqiten nga ana e kryeministres Tereza Mei edhe projektligjet që do të mundësojnë këtë. Këto projekligje të lidhura me tregtinë, doganat, emigracionin, peshkimin, bujqësinë, energjinë dhe sanksionet do të përputhen tani me legjislacionin britasnik në vend të atij evropian. Mbretëresha shoqërohej nga princi i Uellsit dhe jo nga bashkëshorti i saj i cili u shtrua në spital gjatë natës për shkak të një infeksioni. Në fjalën e saj para parlamentit të ri, mbretëresha theksoi përparësite që do të ketë qeveria në punën e saj gjatë 2 viteve në vijim. Qeveria ime ka si përparesi të siguroje marrëveshjen më të mirë për vendin gjatë daljes nga Bashkimi Evropian, tha mes të tjerash mbretëresha. Në agjendën që nuk ka lidhje me daljen e vendit nga evropa e bashkuar, u përmenden disa reforma në fushën e sigurisë, pensioneve dhe arsimit, ku spikaste një ligj për të hequr drekën falas nga shkollat. Mbretëresha nuk e përmendi vizitën e presidentit Donald Tramp në Britani, çka sugjeron se kjo vizitë mund të jetë shtyrë për në një kohë më të vonshme.

Sicred