KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Mbretëresha e Soulit” është sëmurë

“Mbretëresha e Soulit” është sëmurë

Këngëtarja legjendare Aretha Franklin është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas mediave Franklin është e rrethuar nga familja dhe njerëzit e saj të afërt në këto ditë të vështira për të. Këngëtarja po lufton me jetën në vendin e saj të lindjes, Michigan. 76 vjeçarja nuk ka dalë në publik që nga nëntori i vitit të kaluar dhe anuloi dy koncerte të planifikuara për në prill dhe mars të këtij viti. “Aretha Franklin është urdhëruar nga mjeku i saj që të pushojë plotësisht për të paktën dy muajt e ardhshëm,” tha menaxheri i saj në një deklaratë në mars. “Mbretëresha e Soulit” ka fituar 18 herë çmimin Grammy.

Sicred