KRYEFAQJA » LAJME » MBM, pioniere e plehërave të kombinuar

MBM, pioniere e plehërave të kombinuar

Mbas 30 vitesh të abandonimit të plehrave kimike, kompania shqiptare MBM SHPK është pionierja e parë, që merr iniciativën dhe përgjegjësinë e prodhimit të plehrave të kombinuara në Shqipëri. E drejtuar nga specialistë me përvojë në fushën e bujqësisë, kompania MBM, ka arritur të prodhojë produktin Agrifert, i cili siguron njëkohësisht të gjithë elementët e nevojshëm për tokën dhe bimët. Ajo tashmë ka çertifikuar dhe regjistruar 10 formula Agrifert, të cilat përmbushin kërkesat e bimëve të arave, perimeve dhe pemtarisë. E veçanta është se kompania MBM merr përsipër kryerjen e analizave të tokës, për fermerë të mëdhenj apo grupime fermerësh. Mbi bazën e rezultateve ajo rekomandon dhe prodhon llojin e plehut që ju garanton fermerëve rendimente sa më të larta dhe me kosto sa më të ulët. Teknologjia e prodhimit të Agrifert është e fjalës së fundit dhe lëndët e para sigurohen nga furnitorë evropianë. Komania posedon një park automjetesh me të cilat e shpërndan produktin direkt tek përdoruesit. Kompania MBM e ka qendrën në Kavajë nga ku furnizohet Shqipëria jugore dhe qëndrore, si dhe një filial në Budull afër Rinasit, që furnizon veriun e Shqipërisë dhe Kosovën.

Sicred