KRYEFAQJA » LAJME » Mblidhet sot Kuvendi i Kosoves për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Mblidhet sot Kuvendi i Kosoves për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 11 për të votuar projekligjin e demarkacionit me Malin e Zi. Deputetët e Kosovës u mblodhën dje në orën 16.00, ku për nëntë orë debatuan projektligjin në fjalë. Pas përfundimit të debatit parlamentar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbylli seancën dhe caktoi vazhdimin e saj për sot, ku do të votohet për këtë Projektligj, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 69 deputetë, ndërkohë që për votimin e këtij dokumenti nevojiten 2/3 e votave të 120 deputetëve të Kuvendit.

Sicred