KRYEFAQJA » LAJME » Mbledhje grupi e përbashkët e opozitarëve, PD-LSI
Mbledhje grupi e përbashkët e opozitarëve, PD-LSI

Mbledhje grupi e përbashkët e opozitarëve, PD-LSI

Për herë të parë, grupet parlamentare të opozitës kanë zhvilluar një mbledhje të përbashkët ku kryefjalë ishte integrimi europian dhe celja e negociatave. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se kushtet janë larg përmbushjes, por se integrimi do të ndihmojë shqiptarët e ndershëm. Basha ka folur për secilin sektor duke u përqëndruar tek drejtësia dhe ekonomia, teksa nuk ka lënë pa përmendur edhe të gjithë ministrat e deputetët e akuzuar nga opozita si të përfshirë në krim. Nga ana tjetër ka thënë se opozita është e gatshme edhe për një plan konkret për zbatimin e reformës në drejtësi. Në të njëjtën linjë ka folur edhe kryetarja e LSI-së, zonja Monika Kryemadhi. Kryetarët e partive kryesore opozitare u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin në duar fatin e tyre por nuk kanë shpalosur një plan konkret të aksionit opozitar.

Sicred