KRYEFAQJA » LAJME » Mbledhje e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në funksion të së ardhmes europiane
Mbledhje e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në funksion të së ardhmes europiane

Mbledhje e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në funksion të së ardhmes europiane

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nisur në Korçë mbledhjen e rradhës, një tjetër përpjekje e përbashkët në funksion të së ardhmes europiane të dy vendeve.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se kjo është mbledhja e katërt mes dy qeverive, për të vijuar një punë të nisur duke bashkëkuvenduar mbi përparësitë mes dy shteteve tona. Ai gjeti rastin të përgëzonte kryeministrin kosovar Haradinajn “për përkushtimin e tij dhe qeverisë që ai drejton për progresin e reformave me qaje euroatlantike në Kosovën e lirë të pavarur dhe demokratike”.
Zotri Rama e konsideroi traditën e mbledhjes së dy qeverive si produktive. Pas tre takimeve rezultatet janë të dukshme, të prekshme dhe shpresdhënëse, u shpreh ai. “Kemi strukturuar mënyrën e punës duke ngritur sekretariatin e përbashkët. Sekretariati koordinon punën në funksion të zbatimit të marrëveshjeve. Ministritë kanë grupet e përbashkëta të punës dhe zhvillojnë takime” tha zoti Rama. Sipas tij është mundësuar shkëmbimi elektronik i mallrave duke lehtësuar procedurën e tranzitit. Po punohet për hapjen e pikave të tjera doganore dhe është vendosur pika e gjelbër. Por kryeministri shqiptar nënvizoi se “kemi ende punë për të bërë që ta ulim më tepër kohën që qytetarët të kalojnë në kufi”. Ai premtoi se do të vijojë puna për hapjen e zyrës së portit në Durrës për Kosovën, si dhe për të lehtësuar procedurat që Shqipëria dhe Kosova të ketë shkëmbime më të mëdha. “Ekonomitë tona të orientohen me njëra-tjetrën” tha zoti Rama.
Për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj “Ajo që mbetet sfidë për Kosovën është luftimi i korrupsionit një e keqe e re që rrezikon në shumë drejtime”. Lidhur me ekonominë ai tha se po punojmë për ekonominë me politikat fiskalë lehtësuese. Në bashkëpunimin dy palësh sipas zotit Haradinaj ajo që mbetet për të bërë më shumë është logjistika dhe infrastruktura e nevojshme.
Vend të veçantë në fjalën e zotit Haradinaj e zuri dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. “Dialogun e mendojmë tani në momentet finale dhe mendojmë që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe që dialogu të arrijë epilogun e duhur e mendojmë të nevojshëm pjesëmarrjen e SHBA me dialogun e lehtësuar nga BE dhe SHBA” theksoi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Sicred