KRYEFAQJA » LAJME » Mbledhja e grupit të PS-së
Mbledhja e grupit të PS-së

Mbledhja e grupit të PS-së

Socialistët mblodhën grupin e tyre  kuvendor që i paraprin seancës plenare të ditës së enjte. Në mbledhje, e cila u zhvillua në kryesinë e kuvendit dhe pa praninë e medias , temë kryesore e diskutimeve ka qenë punësimi. Burime të brenda grupit parlamentar të forcës më të madhe politike bëjnë me dije se kryesocialisti ka kërkuar nga deputetët të jenë më të kujdesshëm në përzgjedhjen e njerezve që duhen punësuar . Ndërkohë, duke ju referuar nënkomisionit,  të ngritur pas miratimit në komisionin e ligjeve,  për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe  Këshillin e Lartë të Prokurorisë  që ka nisur diskutimet për përzgjedhjen e anëtarëve të KLP-së  dhe  KLGJ-së, grupi ka vendosur të mbeshtesë listën e  cila  pritet të votohet  në parlament.

Sicred