KRYEFAQJA » LAJME » Mbledhja e grupit të PD-së; Deputetët demokratë insistojnë për largimin e Xhafaj
Mbledhja e grupit të PD-së; Deputetët demokratë insistojnë për largimin e Xhafaj

Mbledhja e grupit të PD-së; Deputetët demokratë insistojnë për largimin e Xhafaj

Deputetët demokratë do të vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim në komisione dhe kuvend , duke pamundësuar zhvillimin normal të tyre, deri në largimin e Ministrit të Brendshëm Xhafaj . Ndërkohë protestat pritet të rinisin pas vendimit të BE-së në fund të Qershorit, për çështjen e negociatave. Me këtë vendim doli sot grupi parlamentare demokrat zhvilluar me dyer të mbylluara, edhe pse nisur nga situata në vend, kjo forcë politike gjykon se Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat në fund të muajit Qershor. Nga burime brenda grupit parlamentar demokrat, mësohet se Kryedemokrati Basha dhe ish Kryeministri Berisha, kanë apeluar për ndërgjegjësimin e opinionit publik, se është Qeveria pergjegjëse për përgjigjen negative që do të marrë Shqipëria nga BE. Basha akuzoi Kryeministrin se me mbrojtjen që po i bën Tahirit dhe Xhafajt, Shqipërisë i janë ulur shumë pikë në bursën europiane. Berisha mësohet të ketë apeluar për protesta afatgjata deri në largimin e Kryeministrit Rama. Ndërkohë Opozita ka vendosur që gjatë kësaj periudhe, peshën e protestave ta mbajë Forumi Rinor, i cili çdo ditë para Ministrisë së Brendshme kërkon largimin e Ministrit Xhafaj. Pritet që opozita të publikojë edhe fakte të tjera që implikojnë anëtarë të tjerë të Qeverisë në afere të paligjshme . Edhe pse nuk kanë vendosur kohën e publikimit të tyre, kanë paralajmëruar emrin e Ministrit Gjiknuri.

Sicred