KRYEFAQJA » LAJME » Mbledhja e Grupit të Partisë Demokratike
Mbledhja e Grupit të Partisë Demokratike

Mbledhja e Grupit të Partisë Demokratike

Partia Demokratike do të vendosë sot pasdite mbi mënyrën se si do të kundërshtojë vendimin e shumicës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të përkohshëm. Mësohet se gjatë mbajtjes së seancës plenare për zgjedhjen e kreut të akuzës , opozita do të zhvillojë një protestë . Megjithatë , vendimi përfundimtar do të merret në mbledhjen e Grupit Parlamentar që pritet të mbahet sot pasdite në orën 18-të. Më herët Basha do të mbledhë edhe Kryetarët e degëve të PD-së, të cilëve pritet tu kërkojë pjesëmarrje të strukturave të degëve të Partisë Demokratike në protestë. Basha në daljet e fundit publike ka paralajëmruar reagim të fortë të opozitës , nëse do të ketë vendim të njëanshëm të shumicës, për zgjedhjen e Kryprokurorit të përkohshëm. Sipas Bashës, ky vendim bie ndesh me kushtetutën e vendit, pasi libri themeltar i shtetit thekson kreu demokrat, parashikon që kandidaturat që do ti dërgohen kuvendit përzgjidhen nga KLP . Ky këshill ende nuk është ngritur ,dhe për pasojë e gjithë procedura e ndjekur deri më tani sipas opozitës është antikushtetuese.

Sicred