KRYEFAQJA » LAJME » Mbjellja e kanabisit, rinis kontrolli nga ajri
Policia: Zero parcela me kanabis në muajin maj

Mbjellja e kanabisit, rinis kontrolli nga ajri

Aeroplani monitorues i Guardia Di Financas është ngritur sërisht për të rikontrolluar territorin e vendit nga parcela të mundshme të mbjella me kanabis. Policia e Shtetit njoftoi të enjten nisjen e fazës së radhës mbi zonat e cilësuara me risk të lartë ku grupe kriminale apo individë tentojnë mbjelljen e lëndëve narkotike. Sipas informacioneve zonat me risk janë Lumi i Vlorës, Rrethi i Krujës, zona e Dukagjinit në Shkodër dhe në rrethin e Gjirokastrës në zonat e Tepelenës dhe Përmetit. Monitorimi po kryehet nga policia shqiptare në bashkëpunim me  Guardia Di Financas.

Sicred