KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Mbingopje e tregut me perime, prodhimi shitet nën kosto
Peleshi në Gjirokastër: Tregu të ofrojë standarde evropiane!

Mbingopje e tregut me perime, prodhimi shitet nën kosto

Perimet e dimrit në Divjakë janë në kulmin e prodhimit. Shumëllojshmëri, por dhe superprodhim e mbingopje tregu: Vetë tregtarët shprehen : “ Superprodhim ka, por tani çmimet janë të skandalizuara fare. S’ia vlen një treg qesharak ku nuk ka asnje lloj fitimi . Gjithçka duket shumë dobët. Nuk ka treg fare po s’pati rrugë eksporti do të thotë se tregu i brendshëm është zero. Kemi dy vjet që jemi vetëm me humbje. Ne detyrohemi ta shesim prodhimin e tepërt edhe për pesë lekë se s’kemi nga e çojmë dhe nuk marrim as lekët që kemi hedhur.” Specialistët e bujqësisë e kanë një shpjegim se pse ndodh kjo. Prodhim pa njohur kërkesat e tregut. Vetem në një vit, fermerët ndodh të dyfishojnë sipërfaqet e mbjella me një kulturë. Nga 7 900 ha të mbjella me lakër një vit më parë, këtë vit në Divjakë u mbollën 19 mijë hektarë. Ndërsa për një fitim të sigurt, specialisti ka këtë këshillë: Kontrata paraprake me pikat e grumbullimit.