KRYEFAQJA » LAJME » Mbikqyrja online e lojrave të fatit nga privati
Ndalohet një vjedhës kazinosh

Mbikqyrja online e lojrave të fatit nga privati

Mbikqyrja online e industrisë së bixhozit do të privatizohet.  Afati i kontratës për këtë shërbim parashikohet deri në 30 vite. Ministria e Financave ka shpallur tenderin për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemit qëndror të monitorimit online për lojrat e fatit. Kalimi i këtij shërbimi tek një kompani private sipas Ministrisë së Financave do të shmang evazionin fiskal në këtë industri, duke mbledhur të gjitha detyrimet e kompanive që operojnë me lojra fati. Referuar njoftimit, ofertat për të marrë pjesë në tender kanë afat deri me 12 Janar të vitit të ardhshëm. Operatorët bashkë me dokumentacionin përkatës duhet të sigurojnë me 10 mln lekë ofertën financiare. Referuar njoftimit të agjencisë së prokurimeve publike operatori fitues do të përcaktohet nga tre lloj kriteresh. 300 pikë nga kriteret profesionale, 400 nga kriteret teknike dhe 300 pikët e tjera nga oferta financiare. Tenderi publik i Ministrisë së Financave vjen 3 muaj pasi qeveria i hapi rrugën mbikqyrjes online të lojrave të fatit nga një operator privat, duke përcaktuar me vendim edhe kriteret për kompanitë që kërkojnë të marrin këtë shërbim.

Sicred