KRYEFAQJA » LAJME » Mbeturinat “pushtojnë” Liqenin e Fierzës

Mbeturinat “pushtojnë” Liqenin e Fierzës

Ndotja e Liqenit të HEC-it të Fierzës, edhe pse është një shqetësim që vijon prej vitesh, ende nuk ka zgjidhje perfundimtare. Çdo vit, me përfundimin e stinës së reshjeve, sipërfaqja e këtij liqeni, mbulohet nga mbeturinat. Peisazhi që prezantohet është mjaft i shëmtuar. E kaltra e ujërave të liqenit nuk egziston. Në vend të gjallesave, mund të shohësh vetëm pluskimin e mbetjeve plastike.
Emir Llukovi, peshkatar amator thotë se pamja që ofrohet nuk shihet për herë të parë. “Peshqit nuk mund të jetojnë me këtë ndotje” thotë ai duke shtuar se “Mbeturinat na vijnë më shumë nga Ohri”.
Qazim Kovaçi, banor i fshatit Breglum thotë se mbeturinat ju kanë hyrë brenda në shtëpi bashkë me to dhe sëmundjet.
Ndërsa Pranvera Kovaçi, po banore në Breglum, thotë se “kur lahen femijet bëhen krejt me puçrra”. “Uji i pijshëm është i ndotur gjithe. Ujë liqeni jena t’u pi” shton ajo. Pranvera shprehet e dëshpëruar se kjo situatë perseritet çdo vit. “Askush nuk ka vënë dorë, as shtet, as kërkush” thotë ajo.

Sicred