KRYEFAQJA » LAJME » Mbetjet e fundit kimike të Shqipërisë drejt asgjësimit të plotë

Mbetjet e fundit kimike të Shqipërisë drejt asgjësimit të plotë

Mbetjet e fundit kimike si pjesë e armatimit të vjetër të ushtrisë shqiptare janë nisur drejt destinacionit përfundimtar për asgjësimin e plotë të tyre. Bëhet fjalë për 167 ton kimikate të rrezikshme duke përfshirë komponentin melanzh dhe dikloroetan të karburantit të raketave të vjetra. Kjo është sasia e fundit e kimikateve të rrezikshme, e cila do të agjesohet në impiante të specializuara në Francë. “Rreziku i këtyre kimikateve ishte sfidë për mjedisin dhe jetën e banorëve tanë pasi ato ishin të depozituara në zona të banuara apo në afërsi të tyre dhe për shkak të moshës dhe ruajtjes së tyre amballazhimi i tyre ishte i amortizuar apo i dëmtuar”tha ministrja e mbrojtjes zonja Mimi Kodheli.

Ambasadori i prezencës së OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchardt u shpreh se është përmirësuar jeta e komuniteteve që jetojnë pranë magazinave të dikurshme. “Teksa vlerësojmë punën që po bëhet nga shumë aktorë për asgjësimin e sigurt të municioneve të vjetra ushtarake gjithashtu nxisim që modeli i çmilitarizimin të shqipërisë të shtrihet edhe në rajon, jo vetëm për ta bërë edhe rajonin më të sigurt por edhe për të shfrytëzuar sa më mirë infrastrukturën ekzistuese dhe përvojën e fuqisë punëtore”tha zoti Borchardt.

Projekti për asgjësimin e plotë të mbetjeve kimike të armatimeve të vjetra është mbështetur nga Austria, Republika Çeke , Gjermania, Norvegjia dhe Turqia. Puna për asgjësimin e mbetjeve kimike të armatimeve të vjetra shqiptare nisi në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë janë asgjesuar në total 300 ton mbetje të rrezikshme.

Sicred