KRYEFAQJA » LAJME » Mbetje urbane & inerte në aksin Shkodër-Muriqan

Mbetje urbane & inerte në aksin Shkodër-Muriqan

Kjo është gjendja në aksin rrugor Shkodër–Muriqan. Pothuajse në të gjithë gjatësin e rrugës syri të sheh kazana të tejmbushur e grumbuj mbeturinash. Jashtë kameras banorë të zonës shprehen të shqetësuar për këtë gjendje, ato pohojnë se paguajnë taksat e pastrimit e megjithatë shërbimi që ofrohet lë shumë për të dëshiruar. Drejtuesit e njësisë administrative Ana e Malit në bashkinë e Shkodrës, thonë se menaxhimi i mbetjeve urbane në këtë zonë, e në veçanti përgjatë këtij segmenti rrugor, është një nga problematikat kryesore, për shkak edhe të fluksit të lartë të qarkullimit. Problematika e menaxhimit të mbetjeve urbane është shqetësim jo vetëm në njësinë administrative të Ana e Malit por thuajse në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër. Si arsyet e kësaj gjendje listohen një seri faktorësh që shkojnë nga zgjerimi territorial, mungesa e riciklimit apo dhe ndërgjegjësimi qytetar për të mbajtur mjedisin pastër.

Sicred