KRYEFAQJA » LAJME » Mbeten edhe 92 kuota të lira në fakultetin ekonomik

Mbeten edhe 92 kuota të lira në fakultetin ekonomik

Fakulteti Ekonomik një ndër më të kërkuarit në vend ka ezauruar pjesën më të madhe të koutave të lira. Zv dekani i këtij institucioni të Arsimit të Lartë Alban Korbi në një intervistë për Tvsh ka sqaruar se në raundin e parë janë regjistruar 1188 student, duke reduktuar mundësitë për të tjerë të rinj, që u duhet të konkurojnë në raundin e dytë për një nga programet e studimet që ofron ky fakultet. “Deri tani janë rregjistruar pathuajse 95% e maturantëve të shpallur fitues. Ka ende 92 kuota të lira përkatësisht 40 në degën Ekonomiks, 1 në degën Administrim-Biznes, 12 në degën Financë dhe 23 në degën Informatikë-Ekonomike” tha zoti Korbi. Lista e fituesve për raundin e dytë pritet të dalë brenda kësaj jave, duke vijuar më pas ashtu siç ndodhi edhe në raundin e parë me 7 fazat 48 orëshe. “Data 30 shtator është data e fundit në varësi të informacionit që na vjen. Sa më shpejt të na vijë ne shumë më shpejt i afishojmë rezultatet, kështu që ata mund të shpallen që me datë 28-29 në varësi të momentit që na vijnë të dhënat. Maturanët po njëlloj duhet të jenë të kujdesshëm duke parë rënditjen nga njëra fazë në tjetrën në degën ku ata duan të regjistrohen”. Këtë vit studentët u është ofruar mundësia e transferimit të studimeve të tyre, por duhet që ato të jenë në vitin e dytë ose të tretë dhe duhet të kenë të paktën 30 kredite. “Siç edhe kemi njoftuar edhe në faqen e fakultetit ka edhe më shumë hapësira, më shumë kuota në dispozicion sepse është në varësi të çrregjistrimeve gjithsej nga studentë të viteve të mëparshëm që largohen nga institucionet e tjera. Ata krijojnë vende bosh dhe krijojnë hapësira për studentë që mund të vijnë dhe të transferohen në fakultetin e Ekonomisë”. Raundi i dytë do të zgjasë deri me 14 Tetor, duke bërë që proçesi i pranimeve në universite në të gjithë vendin të mbyllet këtë vit në mesin e muajit Tetor.

Sicred