KRYEFAQJA » LAJME » Mbeten 11.339 kuota të lira për raundin e dytë të pranimeve në universitet

Mbeten 11.339 kuota të lira për raundin e dytë të pranimeve në universitet

Pas mbylljes së raundit të parë të pranimeve në Institucionet e Arsimit të lartë rezultojnë të regjistruar në të gjitha universitetet e vendit 16.744 student, shifër kjo që tregon se për raundin e dytë mbeten të lira 11.339 kouta. Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Provimeve Rezana Vrapi ka sqaruar se universiteti më i kërkuar dhe që figuron me numrin më të lartë të të regjistruarve rezulton ai i mjeksisë, duke reduktuar kështu shancet për të fituar tek ata kandidat për student që synojnë një nga programet e studimit të këtij universitetit. “Maturantët më të mirë preferojnë Universitetin e Mjeksisë. Në total atyre u kanë mbetur 99 kuota bosh, dhe këtu kemi parasysh degë të tilla si: stomatologjia, farmacia, teknikë laboratori, imazheri, mami të cilat kanë disa kuota të cilat do ti rihedhin për në raundin e dytë të gjithë ata që janë të interesuar dhe që kanë një mesatare mbi 8.5 bëhët fjalë për farmaci apo stomatologji dhe mbi 8 degë si infermieri e përgjithshme apo mami, teknikë laboratori apo imazheri le të tëndojnë edhe një herë në raundin tjetër”. Aplikimi për raundin e dytë do të nis ditën e nesërme deri me dt 22 shtator. Por për të aplikuar duhet që kandidatët të kenë plotësuar me patjetër formularin A1 ose Aiz. “Aplikantët të cilët ju jepet kjo e drejtë, të gjithë ata që kanë mbyllur me sukses detyrimet e maturës shtetërore. Në përgjithësi janë ata aplikantë të cilët nuk kanë rezultuar të suksesshëm në raundin e parë dhe që duan të riaplikojë në raundin e dytë me kuotat e mbetura bosh, janë të gjithë ata që kanë patur një provim ose disa provime të pambyllura në maturën shtetërore. Nëse ata i kanë mbyllur detyrimet në sistemin tonë janë të gjitha notat e të tre viteve dhe kështu që ata kanë të drejtë ti nënshtrohen përzgjedhjes në raundin e dytë”. Lista e fituesve do të shpallet me 30 shtator e me 1- 14 tetor do të vijojnë edhe 7 fazat 48 orëshe të regjistrimit, duke bërë që proçesi i pranimeve në universitet të mbyllet këtë vit në mesin e muajit tetor.

Sicred