KRYEFAQJA » LAJME » Mbërrin baza materiale në shkollën e Rëmbecit
Mbërrin, baza materiale, në shkollën e Rëmbecit

Mbërrin baza materiale në shkollën e Rëmbecit

Dy ditë pas ngritjes së shqetësimit në media për mungesën e bazës së nevojshme materiale e didaktike për zhvillimin e mësimit, shkolla e Rëmbecit është pajisur me to. Kjo bën që mësimi në këtë shkollë të nisë normalisht. Dy ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, mjediset e reja te shkolles jane pajisur me 75% të mjeteve të nevojshme, teksa mbeten për t’u kompletuar vetëm laboratorët. Edhe nxënësit duket se kanë gjetur qetësi tashmë dhe nuk u duhet më të zhvillojnë mësimin në shkollën e fshatit Plasë ku ishin zhvendosur qe vitin e kaluar. Shkolla e fshatit Rëmbec ka 267 nxënës që tashmë mund të gëzojnë shkollën e tyre të re që ofron kushtet e përshtatëshme për zhvillimin e mësimit.