KRYEFAQJA » LAJME » Mbarështimi i gjelit të detit në Elbasan
Mbarështimi i gjelit të detit, në Elbasan

Mbarështimi i gjelit të detit në Elbasan

Mbarështrimi i gjelit të detit zë një vend të rëndësishëm tek fermerët e qarkut të Elbasanit. Ky fermer i fshatit Milzë sëbashku me familjarët e tij ka vite që mbarështron këtë shpend.Vetëm gjatë këtij viti ai ka rritur mbi 300 krerë gjela dhe pula deti. Sipas tij rritja e këtij produkti kërkon shërbime të vazhdueshme dhe shërbime të konsiderueshme në ushqyerjen e tyre me prodhime bio natyrale. Rrethet Elbasan dhe Peqin mbarështrojnë në mënyrë masive rritjen e shpendit të gjelit të detit. Ndërsa fermeria Kradie Lala shprehet se mbarështron mbi 100 krerë gjela deti të një cilësie të mirë, por kërkon treg shitjeje të leverdisshëm për mbulimin e shpenzimeve të kryera. 30% e prodhimit të mishit të shpendëve për popullatën e Elbasanit dhe Peqinit do të sigurohet nga gjeli i detit. Konsumatorët do të furnizohen për festat e fundvitit me 20 ton më shumë mish gjeli se viti i kaluar.

Sicred