KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbape do të dhurojë trofeun e botërorit për bamirësi
Mbape do të dhurojë trofeun e botërorit për bamirësi

Mbape do të dhurojë trofeun e botërorit për bamirësi

Menjëherë sapo është shpallur kampion bote me kombëtaren e tij, Kylian Mbapé ka vendosur t’i dhurojë për bamirësi, të gjitha të adhurat që do të marrë nga fitimi i trofeut. Lajmi konfirmohet nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, e cila saktëson se paratë do t’i shkojnë organizatës “Premiers de Cordee”, që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata të sëmurë, me programe sprtive falas. Për çdo ndeshje me përfaqësuesen, futbollistët francezë kanë përfituar 20 mijë euro.
Shumës së përgjithshme të përfituar nga çdo ndeshje i është shtuar edhe çmimi prej 300 mijë euro i dhënë nga federata franceze për çdo futbollist, për fitimin e botërorit. Shuma e përfituar nga ylli francez gjatë këtij botërori shkon deri në 430 mijë euro. E të gjitha këto para, Mbapé do t’ia kalojë organizatës që ndihmon fëmijët e sëmurë, sepse siç ka thënë para botërorit Rusi 2018, ai nuk e quan të drejtë që një lojtar të marrë shpërblim për të përfaqësuar kombëtaren e vendit të vet. Mbapé, i cilësuar nga FIFA si futbollisti i ri më i miri në botëror, është i pari pas Peles që në moshën 19 vjeç, merr pjesë dhe shënon në finalen e një botërori. Ka qenë vetë Pelè, që nëpërmjet një mesazhi në Twitter, ka përshëndetur të riun francez duke I uruar mirëseardhjen në klubin e nën 19 vjeçarëve. “Eshtë bukur të kesh shoqëri”. E më pas shton me ironi: “Nëse Mbapé do të vazhdojë të barazojë rekordet e mia, do të më duhet t’i heq pluhurin këpucëve të mia të lojës”.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e 19-vjeçarit francez: “Mbreti do të mbetet përgjithnjë mbret”. Por fitorja e kupës së botës, është përshëndetur edhe nga parlamenti francez. Fransua de Ruzhi, kryetar i Asamblesë Kombëtare Franceze, ka folur në podiumin e kuvendit: “Përpara fillimit të sesionit të kuvendit, dua të falenderoj në emrin tuaj fitoren e ekipit francez në finalen e Kupës së Botës. Falenderoj lojtarët, trajnerin dhe të gjitha klubet e futbollit të Francës për punën që kanë bërë gjatë gjithë vitit. Gjithashtu dëshiroj të pranoj, më në fund, këtë moment të bukur të unitetit kombëtar, krenarisë dhe gëzimit, të përbashkët nga të gjithë njerëzit e Francës”.

Sicred