KRYEFAQJA » LAJME » Mbahet në Tiranë Forumi “Media dhe Sporti”

Mbahet në Tiranë Forumi “Media dhe Sporti”

Në mjediset e Universitetit të Sporteve të Tiranës, me bashkëpunimin e Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Institutit të Kërkimit Shkencor të Sportit pranë këtij Universiteti, është mbajtur të hënën paradreke një forum me temë “Media dhe Sporti”. Të pranishëm në këtë seminar kanë drejtues të të dy organizmave dhe figura të sportit shqiptar ndër vite, ndërsa ra në sy mungesa e shumë mediave që sportin e kanë pjesë të pasqyrimit të tyre. Duke folur për Radio-Televizionin Shqiptar, zv/rektori i Universitetit të Sporteve, Arben Kaçurri, e ka vlerësuar lart bashkëpunimin midis medias dhe sportit. Megjithatë, për Kaçurrin, organizmat sportivë duhet të bëjnë më shumë për ta bërë edhe median pjesë dhe bashkëaksionere të punës së tyre. Pas përshëndetjeve të rastit, forumi ka vijuar me diskutime të figurave dhe drejtuesve të sportit dhe përfaqësuesve të mediave të pranishme në të.

Sicred