KRYEFAQJA » LAJME » Mbahet Kampionatin e 7-të Kombëtar i Aeronautikës
Mbahet Kampionatin e 7-të Kombëtar i Aeronautikës

Mbahet Kampionatin e 7-të Kombëtar i Aeronautikës

Sporti po shikohet gjithnjë e më tepër si një mundësi e mirë e promovimit të potencialeve turistike të një vendi. Kështu ka ndodhur edhe me aeronautikën shqiptare. Pas mbajti në maj me sukses Kampionatin Botëror të Aeronautikës në disiplinën e Fluturimeve të Lira me Precizion, Federata Shqiptare e Aeronautikës ka organizuar në Vlorë edhe Kampionatin e 7-të Kombëtar të kësaj disipline.
Kampionat ka nisur të enjten dhe është mbyllur të shtunën. Në 6 ture të fluturimeve, kanë marrë pjesë gjithsej 21 konkurrentë nga Shqipëria dhe Kosova. Në përfundim të 6 fluturimeve të secilit, fitues është shpallur sportisti i Shqipërisë, Xhonatan Islami. Ai ka përmbysur në ditën e dytë renditjen, duke kapërcyer mbi Sidrit Dedën. Pas Dedës, është renditur Petrit Mustafa i Kosovës. Rezultati më maksimal është shënuar nga Artion Vreto, i cili është edhe Sekretari i Përgjitshëm i Federatës Shqiptare të Aeronautikës. Ai ishte i vetmi që në provën e tij të dytë, ka shënuar 0 pikë.
Pasi ka kapërcyer me sukses provën e organizmit të Kampionatit Botëror të kësaj disipline nga data 9, deri më 14 maj të këtij viti në Vlorë, Federata Shqiptare e Aeronautikës është rikthyer kështu me në një bashkëpunim mjaft të suksesshëm me Radio-Televizionin Shqiptar, me transmetimin e drejtpërdrejtë dhe ekskluziv të këtij kampionati. Ky transmetimin ka ndërthurur me komentin e drejtpëdrejtë, me intervistat e herëpashershme me protagonistët, ndërsa u ka ofruar shikuesve kënde mjaft interesante të Rivierës shqiptare, të ndërthurura me emocionet sportive.

Sicred