KRYEFAQJA » LAJME » Mbahen sot zgjedhje parlamentare në Kosovë
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Prishtina dhe gjysma e komunave në balotazh

Mbahen sot zgjedhje parlamentare në Kosovë

Në Kosovë po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 1,9 milionë zgjedhës duhet të votojnë për të përzgjedhur 120 anëtarët e Kuvendit të ri nga lista me 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Numri i kandidatëve të certifikuar për deputete është 971. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ishte zyrtarja e parë që hodhi votën ne Prishtinë, duke dhënë shembullin vetjak, dhe u kërkoi subjekteve politike të mos e keqpërdorin pozitën e tyre. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, votoi duke i quajtur këto zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të ardhshme të Kosovës. Ramush Haradinaj i nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, pasi hodhi votën në shkollën e mjekësisë ‘Ali Sokoli’, u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Haradinaj tha se do ta pranojë çfarëdo rezultati të zgjedhjeve. Edhe i nominuari për kryeministër i koalicionit te Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternatives, Avdullah Hoti, pasi hodhi votën, i cilësoi zgjedhjet të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi votoi në fakultetin ekonomik u shpreh optimist për dalje masive në zgjedhje. 44 qendra votimi janë hapur në pjesën veriore, në komunat me shumicë serbe, ndërsa në këtë pjesë ndodhen rreth 200 vëzhgues, mes tyre edhe nga OSBE-ja. Zgjedhjet vëzhgohen nga rreth 30 mijë vëzhgues nga organizata vendore e ndërkombëtare, media vendase e te huaja. Në terren gjendet edhe një numër i madh prokurorëesh të shtetit dhe ztrtare te policisë, të cilët kujdesën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Këto janë zgjedhjet e gjashta parlamentare që nga çlirimi i Kosovës.

Sicred