KRYEFAQJA » LAJME » MB: Nuk ka raport të CIA-s për Shqipërinë! Janë spekulime!
MB: Nuk ka raport të CIA-s për Shqipërinë! Janë spekulime!

MB: Nuk ka raport të CIA-s për Shqipërinë! Janë spekulime!

Ministria e Brendshme i ka konsideruar “Spekulime politike për të prodhuar me çdo kusht lajme negative që njollosin dhe cënojnë drejtpërdrejt punën dhe sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit” lajmet që kanë qarkulluar në disa media që i referoheshin një raporti të CIA-s për Shqipërinë. “”The World Factbook”, është i publikuar në faqen zyrtare të CIA-s. Ky është një produkt i kësaj organizate që përditësohet në mënyrë të përjavshme dhe përmbajtja është lehtësisht e aksesueshme online. Pra, megjithëse përditësimi i fundit është i datës 14 gusht 2018, theksojmë se ky është një përditësim i “Factbook” si i tërë dhe jo i të dhënave specifike për Shqipërinë” bëhet e ditur në një sqarim të ministrisë së brendshme. Sipas saj “Aktualisht për Shqipërinë, “Factbook” ka të njëjtën përmbajtje me atë të vitit 2017 dhe ky tekst, me ndryshime të vogla, është pothuajse i njëjtë me atë të publikuar gjatë periudhës 2007-2016”.
Reagimi i Ministrisë së brendshme erdhi pasi kreu i opozitës Lulzim Basha publikoi në Fejsbuk një video material , ndërsa shkruante se “Raporti vjetor i CIA: Shqipëria vendburimi kryesor për kanabisin”. “Shqiptarët nuk meritojnë një kryeministër të lidhur me krimin e organizuar” shkruante zoti Basha.

Sicred