KRYEFAQJA » LAJME » MB: Gjykatat kanë liruar 18 të ndaluar për armëmbajtje pa leje
MB: Nuk ka raport të CIA-s për Shqipërinë! Janë spekulime!

MB: Gjykatat kanë liruar 18 të ndaluar për armëmbajtje pa leje

Ministria e Brendshme ka denoncuar 18 vendime të gjykatave të cilat sipas saj lirojnë nga qelitë persona me rrezikshmëri të lartë, ndërsa bëri thirrje për zbatim të ligjit. “Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë bërë publik vendime gjykatash në kundërshtim të hapur me ligjin. Ndaj, gjejmë rastin të denoncojmë gjithashtu vendimet, në më shumë se 18 raste, të Gjykatave të Rretheve Vlorë, Elbasan, Lezhë, Tiranë, Korçë e Shkodër, ku ndaj të arrestuarve me armë pa leje, për tentativë grabitje më armë, apo duke thyer masën e sigurisë dhe duke qarkulluar me armë në qytet, janë dhënë vendime aspak në zbatim të ligjit apo në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë në vend: vendime arrest shtëpie, detyrim paraqitje, apo lirim të menjëhershëm nga salla e gjyqit” tha në një dalje për media zv. Ministri i Brendshem Besfort Lamallari. Po sot ministria e drejtësisë kërkoi procedimin e një gjytareje që kish vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj një personi i cili është ndaluar pasi udhëtonte i armatosure, ndonëse ishte nën masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Sicred