KRYEFAQJA » LAJME » “Mazhorancë memece”, sherr Balliu – Manja tek Komisioni i Ligjeve

“Mazhorancë memece”, sherr Balliu – Manja tek Komisioni i Ligjeve

Për të tretën ditë rradhazi, opozita është përpjekur të bllokojë punimet e komisonit parlamentar të ligjeve, në mënyrë që vëmëndja të kthehet vetëm tek akuzat e saj për çështjen “Xhafaj”.
Sërish deputetët demokratë kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj. “Një ministër i brendshëm që ka konsumuar disa vepra penale nuk mund të drejtojë këtë ministri” tha deputetja e opozitës Dhurata Çupi. Por kreu i komisionit Ulsi Manja tha se në demokraci, një maxhorancë me 78 numra rrëzohet me forcë. Nga ana e tij deputeti demokrat Edmond Spaho përsëriti akuzën e njohur të opozitës mbi imlikimin e zotit Xhafa në fshehjen e vëllatit të tij i dënuar për trafik droge në Itali.
Por replika të ashpra janë shënuar mes deputetit demokrat Klevis Balliu, i cili për të tretën ditë ka kërkuar fjalën për procedurë, me kreun e këtij komisioni Ulsi Manja, i cili ka zgjedhur të vijojë me rendin e ditës. Mes zhurmës, deputetët e mazhorancës kanë miratuar pikat e parashikuara në rendin e ditës.

Sicred