KRYEFAQJA » LAJME » Bota » May takohet me Tilerson për Iranin

May takohet me Tilerson për Iranin

Në një takim të shkurtër me sekretarin amerikan të shtetit, Reks Tilerson, Kryeministrja britanike Tereza Mej ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes ndërkombëtare të arritur në vitin 2015 me Iranin në lidhje me frenimin e programit bërthamor të këtij vendi. Sekretari Tilerson po viziton Britaninë për të diskutuar përpjekjet që po bëhen për përballimin e pasojave të uraganit Irma, testin bërthamor të ndërmarrë nga Korea e Veriut si dhe për t’u takuar me ministrat e jashtëm të disa vendeve për prishjen e stanjacionit politik në Libi. Megjithëse nuk ishte pikë e axhendës zyrtare, tema e Iranit u ngrit gjatë takimit mes Tilerson, Mei dhe këshilltarit britanik të sigurisë kombëtare. “Ata prekën çështjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Kryeministrja nënvizoi rëndësinë e ndalimit të Iranit nga sigurimi i armëve bërthamore”, u shpreh zëdhënësi i Mei për gazetarët. Presidenti amerikan Donald Tramp ka shprehur më parë dyshimet e tij rreth marrëveshjes bërthamore me Iranin, e cila synon të ndalojë programin bërthamor iranian në këmbim të heqjes së sanksioneve perëndimore ndaj këtij vendi. Tramp po peshon një strategji e cila do të lejonte një përgjigje me agresive të amerikës ndaj forcave të iranit, si dhe mbështetjes që ku vend i jep grupeve militante.

Sicred