KRYEFAQJA » LAJME » Bota » May propozon një hapsirë të tregtisë së lirë mes Britanisë dhe BE

May propozon një hapsirë të tregtisë së lirë mes Britanisë dhe BE

Mes Britanisë dhe Bashkimit Europian do të ketë një hapsirë të tregtisë së lirë për mallrat idustriale dhe produktet bujqësore. Për këtë qeveria britanike mori një vendim. Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi sot se qeveria e saj, me qëndrime të kundërta në lidhje me largimin nga BE-ja arriti dakordësinë për krijimin e një zone të tregtisë së lirë midis Britanisë së Madhe dhe BE-së për periudhën post-Brexit.‘’Propozimi ynë konsiston në krijimin e një zone të tregtisë së lirë midis Britanisë së Madhe dhe BE-së me një sërë rregullash të përbashkëta për mallrat industriale dhe produktet bujqësore’’, bëri të ditur në një deklaratë udhëheqësja konservatore, në përfundim të një takimi të kabinetit qeveritar në Chequers, rezidenca e kryeministrave britanikë, rreth 70 kilometra në veri-perëndim të Londrës.

Sicred