KRYEFAQJA » LAJME » Bota » MAY PËRBALLET ME KËRCËNIMIN PËR DORËHEQJE TË DISA MINISTRAVE
Kryeministrja May njofton BE-në për daljen e Britanise prej saj

MAY PËRBALLET ME KËRCËNIMIN PËR DORËHEQJE TË DISA MINISTRAVE

Disa ministra kërcënuan kryeministren Theresa May me dorëheqje pasi u informuan për disa lëshime që ajo do të ishte e gatshme të bënte në lidhje me Brexit për arritjen e një marrëveshje me BE-në, raportuan sot gazetat britanike. Të enjten pasdite, Theresa May mblodhi ministrat kryesorë për t’i përditësuar me përparimin e diskutimeve që po zhvillohen midis Londrës dhe Brukselit për të përgatitur ”divorcin” e tyre, parashikuar më 29 mars 2019. Sipas së përditshmes ‘’The Daily Telegraph’’, ajo do t’u ketë paraqitur një propozim që parashikonte qëndrimin e Britanisë së Madhe në një bashkim doganor me BE-në derisa të arrihej një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme tregtare, edhe pas një periudhe të tranzicionit postBrexit, që pritet të përfundojë në fund të dhjetorit 2020.

Sicred