KRYEFAQJA » LAJME » Bota » May akuza të forta Rusisë për ndërhyrje në zgjedhje dhe spiunazh kibernetik
Londër, ndryshime në qeveri mes polemikave

May akuza të forta Rusisë për ndërhyrje në zgjedhje dhe spiunazh kibernetik

Theresa May ka lëshuar një sulm më të fortë ndaj Rusisë, duke e akuzuar Moskën për ndërhyrje në zgjedhje dhe për spiunazh kibernetik. Gjatë një darke gala në Londër , kryeministria tha se qeveria e Vladimir Putinit po përpiqej të “minonte shoqëritë e lira”. May tha se: “Ata kanë sajuar histori të rreme për të mbjellë mosmarrëveshje në Perëndim”. Por, ajo shtoi se Britania e Madhe nuk do ketë konfrontim të përhershëm me Rusinë, por ajo do të mbrojë interesat e vendit të saj. Komentet e May janë në kontrast të fortë me ato të Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili javën e kaluar tha se besonte te mohimi i ndërhyrjes së Presidentit Putin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. May vazhdoi më tej duke e përshkruar si një mesazh të thjeshtë për Putin, duke u shprehur se Rusia duhet të ndjekë një rrugë të ndryshme nga ajo çfarë ka bërë në Krime vitet e fundit, nuk duhet të nxisë konfliktin në Ukrainë apo të nisë sulme kibernetike ndaj qeverive dhe parlamenteve anembanë Evropës. Rusia mund të jetë një partner i vlefshëm i Perëndimit, por vetëm nëse ajo luan sipas rregullave, argumentoi May.

Sicred