KRYEFAQJA » LAJME » Maxhar, i kënaqur me merkaton
Maxhar, i kënaqur me merkaton

Maxhar, i kënaqur me merkaton

Kuqeblutë e Vllaznisë kanë lënë pas ditët përgatitore malazeze dhe janë rikthyer sërishmi në qytetin e Shkodrës duke nisur menjëherë seancat stërvitore në pritje të startit të kampionatit. Për ecurinë dhe efektivitetin e periudhës stërvitore që zhvilluan në kampingun e Beranës së Malit të Zi, por edhe për ecurinë që do të ketë skuadra në vazhdimësi, ka folur për mediat zv.trajneri Aleksandër Maxhar. “Unë jam i gëzuar, stafi dhe lojtarët gjithashtu. Ashtu siç kemi punuar në Berane do të vazhdojmë stervitjen edhe këtu në Shkodër. Nga sot do të vazhdojmë përgatitjet edhe më fort, pasi edhe një javë fillon kampionati. Të shtunën kemi ndeshjen e fundit miqësore kundër Deçiçit dhe kjo do të jetë prova e fundit përpara fillimit të kampionatit” tha zv.traineri Maxhar.
I pyetur për blerjen e fundit, Erjon Vucaj dhe në përgjithësi për merkaton, Maxhar u shpreh shumë i kënaqur që është bashkuar ekipit. “E di që është një lojtarë shumë i mirë. Bashkë me lojtarët e tjerë, si Charls, Orelesi, Lika, Hasani, etj, do të bëjnëmë të mirën për ne, pasi dihen cilësitë e tyre” tha Maxhar. “Sinqerisht, unë do të kisha qenë shumë i kënaqur po të ishte afruar edhe një sulmues, apo qëndërmbrojtës, sepse ka nevojë skuadra për to. Nëqoftëse arrijnë t’i sjellin edhe edhe këto dy lojtarë, jam i bindur se ne luftojmë për Evropë” shtoi më tej ai.
Për ndeshjen e parë të kampionatit, atë që do të luhet në Lushnje, Maxhar thotë se “…kemi filluar të mendojmë jo vetëm tani, por që para një muaji. Po bëhemi gati për atë ndeshje sepse është shumë e vështirë me ekipin debutues” tha ai.

Sicred